Site icon Telegrafi

Ndiqet me kureshtje ekspozita e fotografit Arton Humolli – “Ajo”

Në shtatë ditët e Prishtina International Theater Festival, të gjithë të pranishmit përveç shfaqjeve do kenë mundësinë të shijojnë artin e bukur edhe përmes një forme tjetër, nga fotografitë e Arton Humollit të ekspozuara në Kolegjin AAB

Autori i fotografive Arton Humolli, i njohur ndërkombëtarisht me shumë çmime për punën e tij si: fitues i “Les Plus Grand Photo Concours Du Monde” në Paris, fotografia më e mirë “New York Nil Gallery” në SHBA, çmimi i artë “Fondo Inernazionale Per La Fotografia” në Itali; ka hapur ekspozitën e tij të titulluar “Her” (Ajo) në Kolegjin AAB në kuadër të PITF, e cila ngërthen një kuptim të veçantë përbrenda saj.

“Her”, është një ftesë për të vlerësuar interpretimet e gjera dhe të larmishme të bukurisë në jetën e grave.

Duke sfiduar përkufizime të ngushta dhe duke përqafuar një spektër të gjerë idealesh bukurie, kjo ekspozitë synon të frymëzojë vizitorët të njohin dhe kremtojnë bukurinë unike të gruas, të respektojnë të drejtat dhe liritë e saj dhe të nderojnë botën e saj të bukur.

Artoni, u shpreh falënderues edhe ndaj kontributit që pati në zhvillimin e tij profesional producentin Zijad Mehic, njëherazi drejtor i Prishtina International Theater Festival.

 

Visit of the prime minister Albin Kurti at exhibition “Her” – Arton Humolli Photography 2024

 

 

Exit mobile version