Site icon Telegrafi

A ndikon herpesi në jetën seksuale?

Ju mund të keni një jetë të mirë seksuale edhe nëse vuani nga herpesi gjenital, pavarësisht se mund të jetë më e komplikuar se para diagnozës tuaj. Por, duhet të keni më shumë kujdes se çfarë bëni gjatë seksit dhe kur e bëni.

Shmangni këto aktivitete seksuale kur keni probleme me herpesin në gjenitalet tuaja:

– Seksin vagjinal

– Seksin anal

– Seksin oral

Përderisa nuk keni probleme me gjenitale është në rregull të bëni seks, nëse veç partneri juaj pranon. P.sh., nëse nuk keni herpes në gojën tuaj, atëherë mund të performoni seks oral në partnerin tuaj, transmeton Telegrafi.

Duhet të keni parasysh që partneri juaj mund të infektohet me herpes edhe nëse nuk keni ndonjë simptomë. Për ta parandaluar këtë, gjithmonë përdorni prezervativ gjatë seksit, edhe pse ata nuk garantojnë për parandalimin e infeksioneve.

Gjithashtu, ka shumë mënyra tjera përmes të cilave njerëzit mund të shprehin ndjenjat seksuale pa pasur kontakt me gjenitalet e njëri-tjetrit. P.sh., mundeni të provoni masturbimin e përbashkët, gjë e cila nuk paraqet rrezik.

Mos harroni që asnjëherë të mos e prekni herpesin e partnerit! /Telegrafi/

Exit mobile version