Site icon Telegrafi

Ndikimi i temperaturave në frutikulturë, specialisti: Nuk ka dëmtime, pasi pemët ende nuk kanë çelur

Rajoni i Kukësit ka përjetuar një rënie temperaturash gjatë dy ditëve të fundit, çka ka ndikuar në kushtet atmosferike dhe, për rrjedhojë, edhe në frutikulturë.

Sherif Visha, specialist i bujqësisë, thotë se deri më tani nuk janë raportuar problematika të mëdha.

Disa prej pemëve që kanë lulëzuar janë më të rrezikuara nga ngricat që formohen gjatë natës dhe mëngjesit, shpjegon ai.

Për të minimizuar efektet e motit të ftohtë, Visha këshillon fermerët të përdorin disa teknika të njohura, të cilat ndihmojnë në krijimin e kushteve optimale për pemët frutore.

Megjithatë, shumica e pemëve ende nuk kanë lulëzuar, gjë që i bën më rezistente ndaj temperaturave të ulëta. Sipas specialistëve, kjo do të ndikojë pozitivisht në prodhimin e frutave, duke siguruar një rendiment më të lartë.

Ditët në vijim pritet të sjellin rritje temperaturash, çka do të mundësojë çeljen e të gjitha pemëve.

Exit mobile version