Site icon Telegrafi

Çfarë ndikimi mund të ketë pandemia e coronavirusit në ndryshimet klimatike?

Pandemia e coronavirusit do të mund të na japë një pasqyrë mbi atë, se çfarë kërcënime shëndetësore në nivel global na presin, nëse toka do të vazhdojë të jetë më e nxehtë.

Mënyra se si po e luftojmë pandeminë mund të ndikojë dhe të ballafaqohemi me ndryshime klimatike, kanë bërë të ditur ekspertët shëndetësor gjatë një forumi, transmeton Telegrafi.

“Rëndësinë e kësaj çështjeje mund ta shohim derisa po ballafaqohemi me COVID-19”, ka deklaruar Mandip Dalival, drejtoreshë për Shëndet dhe Zhvillim në programin e Kombeve të Bashkuara.

“Shkatërrimi i pyjeve po sjell gjithashtu ndryshimet klimatike si dhe kontakti i njerëzve me kafshët e egra”, shtoi Dalivalova

Qendra amerikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, ka bërë të ditur se pandemia e coronavirut ka buruar nga lakuriqët e natës, kurse infeksionet e hershme kanë lidhje me tregjet e kafshëve të egra në qytetin kinez Wuhan.

Kërcënim për mushkëritë është ndotja e ambientit e shkaktuar nga përdorimi i derivateve fosile, të cilat po i bëjnë njerëzit të jenë më të rrezikuar nga sëmundjet e kanaleve respiratore siç është coronavirusi.

Por, Ali Dibold nga fondacioni Scol në Kaliforni që mbështet ndryshimin shoqëror dhe bizneset, ka thënë se virusi vetëm sa na ka ofruar disa leksione sa i përket veprimeve klimatike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version