Marrëdhëniet me Publikun (MP) në Kosovë janë duke u zhvilluar me hapa të shpejtë, dhe në mënyrë të vazhdueshme digjitalizimi po sjellë inovacione tejet të rëndësishme në këtë fushë. Kthesë në këtë drejtim mund ta cekim pandeminë që përfshiu botën dhe ndikoi direkt në aktivitetet dhe fushatat e PR-it. Gjatë kësaj periudhe udëshmua se duhet të jemi fleksibil dhe të përshtatemi me risitë digjitale dhe njëkohësisht duhet të kemi kujdes në format e komunikimit. Gjatë kësaj periudhe të gjitha fushatat dhe aktivitetet u transformuan në forma digjitale që përformuan jashtëzakonisht mirë. Kjo bazuar në atë se në të gjitha fushatat që kam qenë e përfshirë kanë përformuar jashtë pritjeve të mija, duke tejkaluar çdo planifikim.
Së fundmi në këtë kontekst, inteligjenca artificiale (AI) ka prekur thellësisht fushën e Marrëdhënieve me Publikun, duke revolucionarizuar mënyrën e komunikimit dhe menaxhimit të informacioni. Mbi të gjitha kursimi i kohës është ndër faktorët kryesor për ne që merremi me këtë fushë ngase kohën e kursyer mund ta shfrytëzojmë për kreativitet shtesë duke i dhënë vlerë fushatave. Kështu duke e pasur në dispozicion kohën e mjaftueshme në konceptimin e fushatave përfshirë elementin kyç lokalizimin e tyre bazuar në audiencë, padyshim se edhe rezultati do të jetë dukshëm më i mirë.
AI po ofron një sërë përparësish që janë thelbësore në MP.
Kursimi i kohës në krijimin e përmbajtjeve: Veglat e Inteligjencës Artificiale (AI), si ChatGTP, po na mundësojnë shkrimin e shpejtë të një drafti fillestar të artikujve promovues dhe krijimin e raporteve të PR. Megjithëse assesi nuk mund ta zëvendësojnë komplet ekspertizën njerëzore. Ky opsion rrit dukshëm aftësitë njerëzore duke ndihmuar në krijimin e përmbajtjeve të personalizuara dhe kështu na kursejnë kohën duke na ofruar një draft fillestar të materialeve. Mos të harrojmë se kursimi i kohës është shumë i vlefshëm për ne ngase kohën e kursyer mund ta shfrytëzojmë për kreativitet shtesë duke i dhënë vlerë fushatave për një rezultat të mirë.
Krijimin e Ideveinovative: AI mund të na sugjerojë ide dhe qasje të reja bazuar në analizën e të dhënave që i posedon, përshtatshmërinë me kulturën e vendit dhe tendencat e ndryshimit të tregut.
Krijimi i koncepteve për fushata: AI mund të ndihmojë në zhvillimin e koncepteve të reja për fushatat, duke përdorur të dhëna dhe modele kreative.
Monitorimi i mediave: Me kapacitet të lartë të përpunimit të dhëna, AI mund të monitorojë mediat njëkohësisht dhe të na ofrojë të dhëna të nevojshme për të vazhduar me mbarëvajtjen e fushatave.
Përmbledhje e materialeve: AI mund të përpunojë dhe të përmbledhë informacione masive në përmbledhje që kapin thelbin, duke lehtësuar komunikimin e qartë dhe të saktë.
Transkriptimi i videove: AI ka shkurtuar ndjeshëm kohën e nevojshme për transkriptimin e materialeve audiovizuale.
Përgjigje përmes Chat Botëve: AI mundëson përgjigje në kohë reale për klientët, duke përmirësuar shërbimin e konsumatorëve dhe efikasitetin.
Raportimi: Përdorimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në krijimin e raporteve po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. Veglat nga AI funksionojnë si asistentë virtualë, duke na ndihmuar të demonstrojmë vlerën e punës sonë.
Por çfarë do të thotë kjo për klientët dhe si po i pranojnë këto ndryshime?
Telegrafi Brand Studio (Agjension i brendshëm i Telegrafi.com) ka filluar të ofrojë konsulencë për të ndihmuar klientët të navigojnë ndryshimet në komunikim dhe marketingun digjital në përgjithësi. Kjo qasje ka rezultuar në performancë të lartë të fushatave promocionale dhe në një marrëdhënie më të ngushtë dhe të frytshme mes mediumit dhe klientëve.
Sa jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime në fushën e komunikimit bazuar në kërkesat e klientëve?
Klientët janë gjithnjë e më të informuar dhe kanë pritshmëri të qarta nga shërbimet në fushën e komunikimit, çka do të thotë se duhet të jemi të përgatitur për zbatimin e strategjive të mirë menduara për të përmbushur kërkesat e tyre dhe për të arritur rezultate të prekshme.
Në Telegrafi Brand Studio matësin kryesor e kemi rezultatin e fushatave andaj me përgjegjësi mund të them se jemi duke ofruar shërbimet e duhura konform kërkesave të tyre.
A do ta ndryshoj inteligjenca artificiale formën e komunikimit?
Në fund mund ta them se Inteligjenca Artificiale po ndryshon formën e komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun në përgjithësi , duke sjellë një frymë të re të promocionit, inovacionit dhe përsonalizimit të fushatave. Por, në asnjë mënyrë nuk do ta zëvendësoj tërësisht ekspertizën njerëzore.
Integrimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në industrinë e Marrëdhënieve me Publikun (PR) është një faktor transformues që parashikon një të ardhme ndryshe në mënyrën se si komunikojmë. Punët rutinore dhe ato monotone po kalojnë ngadalë në duart e AI, duke liruar kohë për profesionistët e PR-it të përqendrohen në përvetësimin e aftësive të reja. Duke pas kohë të mjatueshme për tu koncentruar në krijimtari inovative padyshim se edhe kampanjat do të përformojnë më shumë edhe ekspertiza personale do të jenë në hap me kohën.
Shfrytëzimi i plotë i Inteligjencës Artificiale do të jetë çelësi për të qëndruar në hap në një ambient që vazhdimisht po evoluon dhe bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar.