Telegrafi

Ndikimi i verës në sistemin e organeve të tretjes

Është hulumtuar niveli i disa baktereve si Escheria coli, Salmonela typhimorium, Listeria monocytogenes, Helicobacter pylori në traktin tretës dhe është gjetur nivel më i vogël i tyre tek personat që konsumojnë verë. Këto baktere fajësohen për shumë sëmundje të lukthit dhe të zorrëve, duke filluar nga pezmatimet e lukthit dhe të zorrëve, ithati në lukth dhe në zorrë, e deri tek kanceret e traktit digjestiv.

Përdorimi i verës, ul Ph-në e lukthit dhe liron pas procesit të metabolizmit një polifenol që ndodhet te rrushi dhe i cili ka veti antioksidante dhe antibakteriale.

Kombinimi i këtyre dy elementeve (ulja e Ph-së së lukthit dhe lirimi i polifenolit), do ta bënte më të vështirë mbijetesën e baktereve në traktin tretës. /Telegrafi/