Telegrafi

Ndikimi i alkoolit varet nga gjinia

Rezultatet e botuara në magazinën Stroke, janë bazuar në përcjelljen 14-vjeçare të konsumimit të alkoolit tek 80 mijë persona të hulumtuar.

Studimet kanë treguar se meshkujt, të cilët në ditë konsumojnë nga 4 doza alkool, kanë 19% më pak rrezik të vdesin nga sëmundjen e zemrës, se sa meshkujt e moshës së tyre, të cilët kurrë nuk kanë pirë alkool.

Megjithatë, ata meshkuj të hulumtuar (që kanë konsumuar alkool), kanë pasur 48% më të mëdha të gjasave për të vdekur nga sulmi në tru.

Femrat, të cilat në ditë konsumojnë 4 doza alkooli, kanë gjasa katërfish më të mëdha për të vdekur nga sëmundjet e zemrës, se sa gratë e moshës së njëjtë, të cilat nuk kanë konsumuar alkool. Por, njëkohësisht ato (që kanë konsumuar alkool), kanë 92% më shumë rrezik për vdekje nga sulmi në tru.

Përkundër kësaj, gratë të cilat në ditë konsumojnë 2 doza të pijeve alkoolike, kanë 17% më pak gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës.