Coronavirusi ka shkaktuar krizë financiare të klubet evropiane dhe disa lojtarët mund të transferohen nën shumën e 30 milionë eurove.
Daily Mirror ka përpiluar një listë me lojtarët që u ka rënë vlera shkaku i situatës së krijuar nga pandemia botërore.
Janë pesë lojtarë që kanë pësuar rënie në vlerë dhe klubet aktuale janë të gatshëm që të heqin dorë nga ta.
Adrien Rabiot – 27 milionë euro
Juventusi është i gatshëm që të shesë mesfushorin francez në këtë afat kalimtar, derisa në verën e kaluar e kishte me parametra zero nga Paris Saint-Germaini.
Samuel Umtiti – 27 milionë euro
Mbrojtësi francez më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur në këtë edicion te Barcelona, andaj këta të fundit e kanë vënë atë në tregun e transferimeve.
Jude Bellingham – 29 milionë euro
Edhe pse ka kaluar nëpër një sezon fantastik te Birmingham City, skuadra angleze është e gatshme që të heq dorë nga ai, në mënyrë që të ketë sado pak ringjallje ekonomike.
Jesus Corona – 25 milionë euro
Anësori i Portos po kërkohet me ngulm nga Chelsea dhe The Blues janë të gatshëm që të paguajë këtë shumë në mënyrë që t’i marrin shërbimet e tij.
Boubacar Kamara – 28 milionë euro
Kërkohet nga një numër i madh i klubeve angleze, gjersa Marseille kërkon shumën e lartcekur për të lejuar largimin e tij nga skuadra në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/