Kishte 4.6 milionë doza të dhëna vaksine në një ditë të vetme pasi ylli i muzikës pop, Britney Spears, njoftoi se ndihej ‘mirë’ pasi e mori vaksinën!
Javën e kaluar, 39-vjeçarja publikoi një video në rrjetin social Instagram, ku inkurajonte fansat e saj të vaksinoheshin, dhe të njëjtën gjë bëri edhe i dashuri i saj, Sam Asghari.
“Nuk ishte asgjë, nuk ndjeva asgjë, jam mirë dhe shpresoj të vazhdoj të qëndroj mirë!”, tha Britney Spears pasi Sam e pyeti se si po ndihej.
Një ditë pasi ajo njoftoi se mori vaksinën, SHBA-të thyen rekordin ditor të vaksinës me 4.6 milionë doza vaksine të dhëna në një ditë të vetme!
Amazing Saturday! +4.63M doses administered over total yesterday, a new record! More than 500K higher than old record last Saturday. Incredible number of doses administered.
— Dr. Cyrus Shahpar (@cyrusshahpar46) April 11, 2021
“E shtunë e mahnitshme! + 4,63 milionë doza të administruara mbi gjithsej dje, një rekord i ri!”, shkroi drejtori i Shtëpisë së Bardhë për të dhënat e COVID-19 në Twitter.
Koordinatori i të dhënave të coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, Jeff Zients, kishte thënë se mesatarisht tri milionë doza po administroheshin çdo ditë në SHBA.
I çuditshëm vazhdon të mbetet fakti edhe se si disa vite më parë, kur Birtney Spears kishte publikuar këngën “Work, B*tch”, aso kohe (2013), ishte shënuar menjëherë një rënie drastike e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/