Site icon Telegrafi

Ndikimi i agjërimit te futbollistët, flet mjeku sportiv Agron Rexhepi (Video)

Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të Superligës së Kosovës në futboll, jo të paktë janë futbollistët që agjerojnë në Muajin e Ramazanit.

Kjo ka krijuar dilema te klubet se kjo mund të ndikojë në performancën e futbollistëve në fushë.

Mjeku sportiv dhe nutricionisti Agron Rexhepi jep dy variente për këtë çështje.

“Njëri grup bazohet në aspektin teorike mjekësor dhe shkencor mendon se të qëndrosh pa ngrënë dhe pa pirë thotë se është e dëmshme për shëndetin dhe mund të bien performancat fizike. Këta preferojnë mos agjërimin. Grupi i dytë që bazohet në argumente shkencore dhe praktike dhe nga hulumtimet e bëra thotë se agjërimi mund të ketë ndikim sinjifikativ dhe nuk ndikon shumë te performanca e futbollistëve”, thotë Agron Rexhepi për RTV Dukagjinin .

Rexhepi thotë se stërvitjet e futbollistëve që agjërojnë duhet të jenë në nivel më të ulët.

“Preferohet që aktiviteti i tyre të mos jetë i një niveli kulmor. Stërvitjet të bëhen në pasditen e vonshme”.

Nutricionisti Rexhepi tregon se si duhet ushqyer futbollistët që agjërojnë.

“Futbollistët që agjërojnë preferohet që racionin e mëngjesit ta marrin në kohë të iftarit. Dreka në kohën rreth mesnatës. Ndërsa racioni i një darke të lehtë në kohën e syfyrit”.

Ai ka edhe një këshill për ta në lidhje me hidratimit.

“Sportistët që agjërojnë duhet kushtuar rëndësi hidratimit të tyre. Le të kenë parasysh se kanë nevojë për lëngje në sasi 30ml për kg peshë + 10-12% të peshës së tyre. Por nuk preferohen lëngjet e gazuara ose të ëmbëlsuara”.

Edhe në ligat e Evropës ka raste që agjërojnë futbollistët. E rasti më i fundit ishte ai me lojtarët e Ajaksit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version