Site icon Telegrafi

“Më ndihmoni, po digjem”: Pamje që tregojnë adoleshenten, pasi ishte sulmuar me acid në Londër (Video,+18)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një vajzë adoleshente flet në agoni pasi një substancë e dëmshme u hodh në drejtim të saj në një autobus në Londër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza, 18 vjeçe, bie në dyshemenë e një dyqani në një Pazar, derisa përpiqet të gjejë ujë, derisa aty duken edhe shumë kalimtarë, dëshmitarë të ngjarjes.

Një nga dëshmitarët, Muhammed Raffiq i tha MailOnline se si vajza e adoleshente ngeci në tezgën e tij dhe bërtiti: “Më ndihmoni, po digjem” ndërsa ajo u rrëzua në dysheme.

Ajo thuhet se është sulmuar me acid me dashje nga një sulmuese femër, besojnë policët.

Pas kësaj kanë ardhur Ndihma e Shpejtë dhe e kanë dërguar vajzën për trajtim në një spital. /Telegrafi/

Exit mobile version