Site icon Telegrafi

Ndihmoni klubin e basketbollit të personave me aftësi të kufizuara nga Kosova

Një klub i basketbollit nga Kosova për persona të hendikepuar do të ndihmohet me karroca speciale që do të sigurohen nga mjetet e grumbulluara – jo vetëm të hënën.

Edhe ju keni mundësi që t’i ndihmoni kësaj iniciative, duke dhuruar mjete në faqen http://www.kosovosportrelief.eu5.org.

Sa do shuma të jetë simbolike, aq më shumë do të mund t’i ndihmoni kësaj iniciative të ndërmarrë nga shqiptarët tanë në mërgim, që për nderë të kësaj iniciative do të mbajnë një vrapim masiv bashkë me mijëra persona të tjerë- edhe jo shqiptarë – në Parkun Olimpik Mbretëresha Elizabetë II në Londër.

Kjo është një prej iniciativave të ralla për të ndihmuar një klub shqiptar nga Kosova për personat me aftësi të veçanta, andaj mos nguroni që të ndihmoni.

Bëni donacion dhe lexoni më shumë në: http://www.kosovosportrelief.eu5.org. /Telegrafi/

Exit mobile version