Ajo që për ne njerëzit është argëtim i bukur, për qenin mund të jetë makth total
Në të vërtetë, petardët dhe zhurma e fishekzjarrëve shpesh janë të lidhura me stresin e madh te kanakarët tanë.
Me ndihmën e këtyre pesë këshillave mund ta qetësoni qenin tuaj dhe t’i ofroni një natë të Vitit të Ri me më pak stres.
1. Zhvendosja e vëmendjes dhe argëtimi
Përpiquni që të argëtoheni me qenin gjatë ditëve festive sa më shumë që të jetë e mundur – në mënyrë që t’ia zhvendosni vëmendjen. Shkoni me të në shëtitje të gjata dhe përkushtojuni atij. Kështu do t’i zhvendoset vëmendja nga shpërthimet. Ndërsa, kur është situata shumë kritike, qëndroni pranë tij, bisedoni me të, përkëdheleni – zëri juaj dhe prekja juaj do ta qetësojnë.
2. Ushqimet dhe ëmbëlsirat
Ushqimi i mirë, posaçërisht ëmbëlsirat të cilat i do më së shumti gjithashtu do t’ia zhvendosin vëmendjen dhe do ta qetësojnë.
3. Teknika e veçantë e mbështjelljes
Gjoja kjo teknikë e veçantë e mbështjelljes ndihmon që në ato raste qeni të qetësohet kur ka jashtë fishekzjarrë apo kur shpërthejnë petardët. Kështu bëhet një presion i qetë në qenin dhe kjo teknikë është e ngjashme me përqafimin. Stimulohen pikat e veçanta të akupresurës dhe kjo i qetëson qentë. Lëreni qenin të mbështjellë rreth 15 minuta. Është me rëndësi që qenin të mos e lini vetëm derisa bart mbështjellësen, transmeton Telegrafi.
4. Pikat për qetësim
Pikat për qetësim mund të ndihmojnë edhe kafshët. Natyrisht, para dhënies së çfarëdo qetësuesi, madje edhe atë më të butë, është e nevojshme të konsultoheni me veterinarin tuaj.
5. Shëtitja e gjatë
Nëse shëtisni një kohë të gjatë me qenin dhe e lodhni mirë, kjo gjithsesi do të ndihmojë. Në të vërtetë, pas kësaj, qeni do të jetë i përgjumur dhe do të dëshirojë të pushojë, kështu që ai do të jetë më pak “duke u marrë me frikën e tij”. /Telegrafi/