Site icon Telegrafi

Ndihmoni fëmijës që ta orientojë drejt hidhërimin: Si të veproni kur fëmija ju godet?

Fëmijët shpesh nuk dinë se si të përballen me emocionet e veta, andaj kur janë të hidhëruar dhe të pakënaqur, të paaftë të bëjnë çfarëdo qoftë tjetër, fillojnë të godasin njerëzit që i kanë afër. Lexoni se në çfarë mënyre mundeni ta pengoni këtë

Fëmijët shpesh godasin vëllezërit, motrat dhe të tjerët kur nuk ua japin ndonjë lodër apo diçka nuk është sipas dëshirës së tyre.

Situatat e këtilla prindërit i zgjidhin pak a shume me sukses, mirëpo problemi shfaqet kur edhe ata bëhen “cak” i shfaqjes së pakënaqësisë, transmeton Telegrafi.

Mënyra më e mirë t’i përgjigjeni ndaj goditjes është që fuqishëm, assesi ashpër, të shtrëngoni dorën e fëmijës dhe t’i thoni diçka si p.sh.: Nuk bën të më godasësh! E di që je i hidhëruar, por nuk mund të më rrahësh. Kjo dhemb!

Është me rëndësi t’ia thoni këto fjalë me zë të fuqishëm, sepse fëmijës ia mësoni rregullat e sjelljes. Kështu i tregoni që dini se si ndihet dhe që pakënaqësia apo hidhërimi i tij nuk janë problemi, por mënyra me të cilën i shfaq.

Në situata të këtilla do të duhej që qartë t’ia bënit me dije fëmijës se cilat sjellje janë të pranueshme e cilat jo. Dhe vetëm atëherë mund ta mësoni se si të shfaq ndjenjat e veta në mënyrën e drejtë.

Lejojeni të bërtasë me gjithë zërin, apo që me këmbë t’i mëshojë dyshemesë. Le të bëjë vija me laps të kuq në letër apo me duar t’i mësojë jastëkut,

Megjithatë, para se t’ia ofroni ndonjërën prej këtyre opsioneve, më parë vendosni se cila nga to për ju është më e pranueshme. Është me rëndësi që t’i ndihmoni që në mënyra jodestruktive të shfaqë hidhërimin e vet. /Telegrafi/

Exit mobile version