Site icon Telegrafi

Ndihmojeni lëkurën

Me kujdesin e lëkurës gjatë stinës së vjeshtës, duhet të zbutni pasojat e verës dhe ta përgatisni lëkurën për dimër, prandaj ditët e para të vjeshtës janë koha e duhur për një fillim të tillë.

Konsumoni shumë ujë
Uji do t’ia kthejë lagështinë lëkurës, të cilët mund ta ketë humbur gjatë ekspozimit në diell si dhe ujit të njelmët dhe me klor.

Ushqeni lëkurën e fytyrës
Rregullisht bëni piling për fytyrë e kështu do t’i ndihmoni fytyrës të frymojë lirshëm dhe të furnizohet me oksigjen. Pas përdorimit të pilingut, i cili largon të gjitha qelizat e vdekura, lëkura juaj do të jetë më e butë. Një herë në javë në fytyrë vendosni maska ushqyese, e sidomos kujdes të shtuar kushtojini hapësirës përreth syve.

Kini kujdes lëkurin e duarve
Le t’ju shndërrohet në shprehi qe pas pastrimit të duarve t’i lyeni me krem. Në këtë mënyrë do të parandaloni shfaqjen e rrudhave, depigmentimin e lëkurës dhe tharjen e saj.

Buzët në plan të parë
Buzët gjithmonë janë më të ekspozuara ndaj faktorëve të jashtëm, e sidomos janë të ndjeshme kur përjashta mbizotëron mot i ftohtë. Për të mos pëlcitur dhe tharë ato, përdorni balsam për buzë me bazë në dyllin e bletëve.

Ende keni nevojë për kremin e diellit
Pa marrë parasysh se dielli gjatë këtyre ditëve vjeshtore nuk është i përafërt me atë të verës, rrezet UV edhe më tutje janë të pranishme. Ju tashmë e kuptoni dëmin e tyre, prandaj mbrojeni atë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version