Telegrafi

Ndihmoi plakën të ngjitet shkallëve, kapet duke ia vjedhur kuletën nga xhepi (Video)

Policia është vënë në kërkim të një burri, që ndihmoi një grua të moshuar të ngjitej shkallëve të një ndërtese në Londër, ndërsa shfrytëzoi rastin t’ia vidhte kuletën prej xhepit.

I dyshuari vodhi ‘sasinë substanciale’ të parave nga viktima, teksa e ndihmoi me një ngarkesë dhe derën e rëndë, transmeton Telegrafi.

Me të paraqitur rastin, është menduar se 97-vjeçares i ka rënë kuleta, por më vonë u kuptua se ishte një vjedhje.

Përmes pamjeve të shpërndara, por kërkohet identifikimi i keqbërësit, që nuk është parë ndonjëherë në evidencat policore. /Telegrafi/