Policia është vënë në kërkim të një burri, që ndihmoi një grua të moshuar të ngjitej shkallëve të një ndërtese në Londër, ndërsa shfrytëzoi rastin t’ia vidhte kuletën prej xhepit.
I dyshuari vodhi ‘sasinë substanciale’ të parave nga viktima, teksa e ndihmoi me një ngarkesë dhe derën e rëndë, transmeton Telegrafi.
Me të paraqitur rastin, është menduar se 97-vjeçares i ka rënë kuleta, por më vonë u kuptua se ishte një vjedhje.
Përmes pamjeve të shpërndara, por kërkohet identifikimi i keqbërësit, që nuk është parë ndonjëherë në evidencat policore. /Telegrafi/