Site icon Telegrafi

Ndihmoi elefantin e vogël që kishte etje, kritikohet që nuk e fiku cigaren (Video)

Në Afrikën e Jugut është filmuar një burrë i paidentifkuar që i ka dhënë ujë një elefanti të vogël.

Megjithëse është kujdesur që t’ia mbajë nofullën derisa zbrazte shishen, ai e ka mbajtur gjatë gjithë kohës një cigare dhe nuk e ka fikur, transmeton Telegrafi.

Video që po qarkullon në rrjetet sociale, fillimisht është pëlqyer, por më vonë kanë filluar kritikat shkaku i tymosjes së duhanit.

“Është një veprim që duhet vlerësuar, sepse jo të gjithë ndalojë për një kafshë që ka etje”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, më vonë bamirësin e kritikuan, sepse konsiderojnë se i ka bërë më shumë dëm gjallesës, për shkak të tymit nga duhani. /Telegrafi/

https://youtu.be/kTTVqWpcqpM

Exit mobile version