Njësiti territorial kundër zjarreve në Komunën e Gostivarit është furnizuar me uniforma të ndryshme për mbrojtje nga zjarri për zjarrfikësit, helmeta profesionale, pajisje ndihmëse, zorrë për hedhjen e ujit me profile të ndryshme, bombola dhe maska oksigjeni, si dhe pajisje tjera të nevojshme për punë efikase dhe të sigurt të njësitit në përditshmërinë e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Donacioni është bërë i mundur fal angazhimit ndërmjetësues të mërgimtarit, Xhemail Useini nga Kërçova, me punë të përkohshme në Zvicër.
Vlera e donacionit është diku rreth 80.000 franga zvicerane dhe posedon shumë pajisje të nevojshme për zjarrfikësit e Gostivarit./Telegrafi/