Site icon Telegrafi

Ndihmohen ndërmarrësit e vegjël në Viti

Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP) dhe Komuna e Vitisë sot do të organizojnë një ceremoni nënshkrimi të granteve me sipërmarrës të ndërmarrjeve të vogla.

Grantet ndahen nga projekti i UNDP-së INTERDEV 2, i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADA), përmes Fondit për Zhvillim Lokal, i cili siguron grante financiare konkurruese për fermerë të vegjël, shoqata dhe biznese të vogla për të përmirësuar mjedisin e tyre të punës dhe produktivitetin, krijuar vende të punës dhe rritje të të ardhurave.

Projekti INTERDEV 2 promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave që  rrezikohen të anashkalohen, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale

Exit mobile version