Shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” kanë ndarë 30 paku ushqimore e higjienike për familjet ne nevojë në Komunën e Drenasit.
Me këtë rast, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ilir Shala, ka falënderuar shoqatën për ndihmën e vazhdueshme, për çka ka ndarë mirënjohje për shoqatën “Jetimët e Ballkanit”.
Përfaqësuesi i shoqatës, Halil Kastrati, ka falënderuar Komunën e Drenasit e cila, për të, çdo herë ka qenë bashkëpunuese dhe e gatshme për t’i ndihmuar familjet skamnorë. Ai ka premtuar përkrahje edhe ne të ardhmen. /Telegrafi/