Drenica është mposhtur 3-2 në udhëtim te Llapi në kuadër të javës së dhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndihmëstrajneri i skuadrës nga Skenderaj, Sami Geci, mendon se ekipi nuk është dashur ta humb ndeshjen në bazë të lojës që ka shfaqur kundër Llapit.
Sipas tij, ata kishin raste të mira shënimi dhe dominuan takimin, mirëpo ishte për të ardhur keq që nuk ia dolën t’i marrin pikët e plota.
Geci vazhdoi më tej duke deklaruar se u ikën shumë minuta derisa u këndellen dhe ekipi i tij ishte në pozicion të keq.
Por, në pjesën e dytë ata treguan një lojë të mirë dhe ndihmëstrajneri beson se skuadra nuk do duhej të pësonte disfatë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore