Telegrafi

Ndihmësi në lojën e tenisit, përjetoi një moment të pakëndshëm (Video)

Në një ndeshje tenisi që është zhvilluar në Barcelonë të Spanjës, djaloshi që ndihmon në mbledhjen e topave në fushë, e ka përjetuar një moment të vështirë.

Pasi ia ka hedhur topin lojtarit, djaloshi me jelek fluoreshent është drejtuar për te vendi ku duhet të qëndrojë.

Por, para se të ndalojë i janë penguar këmbët, dhe është përplasur për murin e mbështjellë me reklama.

Megjithëse përjetoi një çast të turpshëm, ai e mori vetën me shpejtësi dhe u bë sikur nuk ndodhi asgjë. /Telegrafi/

https://youtube.com/watch?v=94_sNwQmQsU