Site icon Telegrafi

Ndihmësi kryesor ushtarak i Erdoganit i dyshuar si pjesë e grusht shtetit

Ali Yazici, ndihmësi kryesor për çështje ushtarake i Recep Tayyip Erdoganit, ngarkohet për lidhje me FETO, grupin terrorist i cili dyshohet se qëndron prapa grusht shtetit.

Një gjykatë në Ankara të mërkurën ngarkoi dhe burgosi ndihmësin e Presidentit Erdogan për ushtri lidhur me dyshimet për përfshirje në grusht shtetin e dështuar me 15 korrik.

Një burim ka treguar për agjencinë AA lidhur me këtë vendim, pas kufizimeve të personave për të folur për media. Ky burim ka thënë se Ali Yazici ngarkohet si pjesëtar i FETO-s, pas hetimeve që janë duke u bërë për grusht shtet.

Lexo po ashtu Përfundon takimi pesë orësh i Erdoganit, pritet vendimi i rëndësishëm

Hetimet janë nisur nga Zyra e Prokurorit në Ankara.

Qeveria turke akuzon FETO që mbështetet nga ndjekësit e Fetullah Gulen, që ndodhet në ekzil në SHBA, për orkestrimin e grusht shtetit të premten nga i cili vdiqën 240 persona dhe u lënduan më shumë se 1.500 të tjerë, përfshirë anëtarët e forcave të sigurisë dhe civilët.

Lëvizja është akuzuar gjithashtu për një fushatë të gjatë – për të rrëzuar shtetin nëpërmjet infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ushtarake, policisë dhe gjyqësorit, duke formuar kështu një ” shtet paralel “.

Yazici ka shërbyer postin e tij në kompleksin presidencial që nga 12 gusht 2015

Exit mobile version