Skuadra e FC Shkupit pas ndarjes me trajnerin Matija Mirkov sot ka prezantuar pasuesin e tij, ai është strategu turk Alparslan Erdem, njofton Telegrafi.
Erdem gjatë karrierës së tij si futbollist, ka luajtur për disa skuadra të mëdha si Werder Bremen, Galatasaray, Gençlerbirligi, Istanbul Basaksehir dhe Fatih Karagumruk.
Në karrierën e tij si trajner, ai ishte asistent i Francesco Fariolit te Fatih Karagumruk për sezonin 2021–2022, si dhe asistent i Andrea Pirlos gjatë sezonit 2022–2023 në Fatih Karagumruk dhe më pas mori detyrën si trajner i parw në vitin 2023.
Përvoja e tij me trajnerë të klasit të lartë si Pirlo dhe Farioli kanw bindur kryesinë e klubit se ai do të jetë gati për sfidat e reja me Shkupin.
Alparslan Erdem nënshkroi kontratë dyvjeçare me, duke treguar përkushtimin afatgjatë të drejtuesve të Çairit për ndërtimin e një ekipi të qëndrueshëm dhe të suksesshëm. /Telegrafi/