Pablo Aimar u përlot kur kapiteni Lionel Messi theu ngërçin për Argjentinën kundër Meksikës në ndeshjen e sotme (e shtunë) mbrëma.
Fituesit e Kupës së Amerikës luajtën një ndeshje të domosdoshme kundër Meksikës në Lusail Stadium dhe duhej të përgjigjeshin pasi pësuan një humbje shokuese 2-1 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e tyre të parë në grup.
Ata ishin të frustruar nga Meksika në pjesën e parë të lojës së Grupit C, por më pas Messi, kapiteni i Argjentinës, golashënuesi rekord erdhi me një moment magjie.
Në minutën e 63-të, Messi bëri një prekje të shkëlqyer përpara se të godiste dhe të shënonte një gol të bukur nga distanca në portën e Guillermo Ochoa.
Tifozët e Argjentinës shpërthyen në gëzim teksa Messi vrapoi për të festuar golin e tij të tetë në Kupën e Botës. Në stol, ndihmës trajneri Aimar, i cili luajti 52 herë për vendin e tij, nuk i përmbajti dot emocionet.
Një video virale tregon ish-magjistarin e Valencias dhe Benficas në lot, duke fshirë sytë dhe duke marrë frymë rëndë. Ky gol do të thoshte shumë për 42-vjeçarin.
Messi gjithashtu ishte emocional dhe u pa duke festuar me duar drejt qiellit pasi barazoi numrin e golave të Diego Maradona në Kupën e Botës. /Telegrafi/
Messi's childhood idol Pablo Aimar tearing up after Messi's goal 🥺❤️ pic.twitter.com/EGj9zwZaCg
— Akhlash (@AkhlashLM10) November 26, 2022