Site icon Telegrafi

Ndihmës sekretarja amerikane, Nuland, viziton Gjevgjelinë

Ndihmës sekretarja amerikane për Evropë dhe çështje evropiane, Victoria Nuland, sot e ka vizituar qendrën e pranimit të refugjatëve ”Vinojug” në Gjevgjeli, ku është takuar me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike (BSP), Gorançe Savovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nuland vizitoi këtë qendër për t’u njohur së afërmi me sfidat me të cilat ballafaqohet pushteti në Maqedoni dhe kushtet në të cilat jetojnë migrantët.

Në takim u bisedua për gjendjen e tanishme të krizës së refugjatëve, zgjidhjet për t’u ikur situatave tensionuese të kufijve përgjatë rrugës ballkanike, regjistrimit të migrantëve, mundësitë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në menaxhimin e valës së refugjatëve në të gjitha vendet e krizës së refugjatëve.

Gjithashtu, u bisedua edhe për aspektin humanitar të krizës, ndërkaq ndihmës sekretarja u takua edhe me disa përfaqësues të organizatave joqeveritare./Telegrafi/

Exit mobile version