Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Antonio Misiroli sot do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me ç’rast do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Siç kumtuan nga pres-shërbimi kuvendor, Misiroli gjatë qëndrimit do ta vizitojë sektorin për përballje me sfidat e reja të sigurisë.
Misiroli vjen në Shkup, disa muaj para se Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancë. Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut për në NATO duhet ta ratifikojnë edhe 10 vende-anëtare të NATO-s./Telegrafi/