Francezi Champagne është një prej pesë kandidatëve për president të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).
Pos Champagnes, vendin e Sepp Blatterit e synojnë edhe Princi i Jordanit, Ali Al Hyssein, sheiku i Bahrejnit, Salman Bin Ibrahim Al-Khalifa, biznesmeni jugafrikan Tokyo Sexwale dhe sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, shkruan Koha Ditore.
Kongresi i jashtëzakonshëm i FIFA-s në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri, mbahet më 26 shkurt.