Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se militantët e Shtetit Islamik janë “në arrati”, në lindje të Afganistanit.
“Asnjë para nuk do t’u jepet luftëtarëve të IS-it”, ka thënë sot Ghani , gjatë një konference të përbashkët në Kabul me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Suksesin e largimit të militantëve të Shtetit Islamik ai ua ka atribuuar sulmeve ajrore amerikane, por edhe operacioneve masive tokësore të forcave afgane.
Gjatë gjashtë muajve të kaluar, grupi i Shtetit Islamik është ballafaquar me Talibanët në Nangarhar dhe kishte fituar terren në atë rajon.
Nga ana tjetër, Stoltenberg u zotua për më shumë mbështetje për forcat afgane, më shumë se një vit pasi koalicioni i NATO-s deklaroi përfundimin e misionit të tyre luftarak. /REL/