Telegrafi

Me ndihmën e këtij injeksioni mund të qëndroni nën ujë dhe TË MOS MERRNI FRYMË!

Edhe një dëshmi që e ardhmja tashmë ka arritur – shkencëtarët kanë shpikur injeksionin i cili mund t’ju mundësojë që të qëndroni nën ujë dhe të mos merrni frymë.

Secili prej nesh ndonjëherë ka dëshiruar që të shndërrohet në ‘Aquaman’ dhe të mos jetë i detyruar të marrë frymë nën ujë, mirëpo nuk do të kishim pritur që tashmë të jemi pranë kësaj shpikjeje, transmeton Telegrafi.

Një ekip shkencëtarësh nga Spitali i fëmijëve në Boston, ka shpikur mikrogrimcat, të cilat kur injektohen në gjak, aq shumë e furnizojnë me oksigjen sa që do t’i mbajë të gjitha funksionet e organizmit madje edhe 30 minuta pasi të kenë pushuar mushkëritë.

Ose, mund të qëndroni nën ujë pa marrë frymë madje 20 minuta.

Imagjinoni sa mund të jetë e dobishme kur ju ndodh që të fundoset ndonjë anije, siç ishte rasti kur është përmbysur kroçera “Costa Concordia”.

Sa jetë do të ishin shpëtuar po të kishte qenë ai injeksion pjesë e pajisjeve të shpëtimit.

Mikrogrimcat përbëhen nga oksigjeni i pastër në membranë nga lipidet. Mikrogrimcat janë të gjata deri në katër mikrometra dhe mund të përmbajnë tri deri në katër herë sasi më të madhe oksigjeni se sa qelizat e kuqe të gjakut.

Përdorimi i këtyre mikrogrimcave mund të jetë i shumëfishtë dhe mund të përdoret për qëllime të ndryshme – ushtarake, civile dhe mjekësore.

Përdorimi mjekësor nuk duhet as të shqyrtohet – çdo dështim i mushkërive do të mund të tejkalohet me ndihmën e këtij injeksioni, derisa të mos arrijë pacienti në spital.

Përdorimi civil – secili nga ne, kur nuk ka shpëtimtar në det, lumë apo liqen, do të mund të bëhet Akuamen dhe të shpëtojë ndonjë të përmbytur.

E gjitha që duhet bërë është që t’ia injektosh vetes këto mikrogrimca. /Telegrafi/