Humbja e peshës mund të jetë mjaft e vështirë, veçanërisht nëse keni qenë në një regjim të caktuar ushqimi për një kohë të gjatë. Kjo do të thotë se është e nevojshme ta stimuloni punën e zorrëve, në mënyrë që të filloni përsëri të humbni peshë.
Ndonjëherë nuk mjafton vetëm të ushqehesh më shëndetshëm dhe të jesh fizikisht aktiv për të humbur peshë. Kjo është arsyeja pse duhet të provoni disa ushqime që mund ta stimulojnë tretjen, ndërsa xhenxhefili është një prej tyre.
Xhenxhefili është një bimë e shkëlqyer që redukton inflamacionin dhe fryrjen dhe mund të ndihmojë me të përzierat. Në kombinim me ushqime të tjera, konsiderohet jashtëzakonisht efektiv në përshpejtimin e metabolizmit dhe përfundimisht në humbjen e peshës, sepse stimulon hormonin që kontrollon ndjenjën e urisë dhe në këtë mënyrë redukton oreksin.
Për këtë pije do t’ju nevojiten rreth 50 gramë xhenxhefil të freskët, 1/2 filxhan lëng limoni dhe një filxhan lëng portokalli. Gjithashtu mund të shtoni një lugë çaji mjaltë, pakëz piper kajen dhe pak shafran të Indisë ose kanellë pluhur.
Qërojeni xhenxhefilin, priteni në copa dhe e vendosni në blender bashkë me përbërësit e tjerë. Kur masa të jetë gati, kullojeni dhe hollojeni me ujë.
Një pije me xhenxhefil duhet pirë në mëngjes me lukthin bosh, ndërsa e mira e kësaj pije është se forcon edhe imunitetin, sepse ka një dozë vitaminë C, veti antibakteriale dhe do të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak dhe nivelit të kolesterolit. /Telegrafi/