Site icon Telegrafi

Me ndihmën e dronit u zbulua shpella me trupat e 72 anëtarëve të një fisi të zhdukur para 1,000 vitesh

Arkeologët amatorë, e kanë zbuluar me ndihmën e dronit, një shpellë të lashtë në ishullin Gran Canria të Spanjës, ku ndodhen mbetjet e trupave të 72 personave.

Në hapësirat e shpellës së lashtë, janë gjetur mbetet e 62 të rriturve dhe dhjetë fëmijëve, që janë zhdukur pa gjurmë para 1,000 vitesh më parë dhe i përkisnin fisit para hispanik të njohur si Guanche, transmeton Telegrafi.

Sipas agjencisë arkeologjike të asaj zone, është thënë se ata kanë jetuar nga shekulli i VIII-të deri në shekullin e X-të.

Gjetjet e deritanishme, tregojnë se të gjithë i përkasin fisit Guanche, që ishin banorë vendas të atij ishulli.

Ku spanjollët e pushtuan ishullin nga viti 1402 deri më 1496, ata është dashur t’i nënshtrohen pushtuesve dhe të zhduken etnikisht.

Deri më tani, është menduar se ata kanë migruar, por gjetjet me dron, treguan ku mbetën përfundimisht, pa u larguar kurrë nga vendlindja e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version