Telegrafi

Ndihmë miliarda dollarëshe për palestinezët

Konferenca e Parisit synon të grumbullojë fonde dhe mbështetje politike për Autoritetin Palestinez për të hedhur themelet e një shteti të qëndrueshëm, pas riaktivizimit të procesit të paqes me Izraelin.

Palestinezët kanë kërkuar 5.6 miliardë dollarë ndihma gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

"Sigurisht, shuma e përgjithshme që ne kemi kërkuar, 5.6 miliardë dollarë gjatë tre vjetëve të ardhshëm është një tregues se deri në ç’nivel kjo konferencë do të ketë sukses në plotësimin e kërkesave tona. Ne nuk mund të kemi një jetë ekonomike normale në Palestinë nëse ekonomia jonë nuk çlirohet nga të gjitha kufizimet që janë vendosur mbi të", tha kryeministri palestinez, Salam Fayyad.

I dërguari ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, thotë se është optimist se këto fonde mund të sigurohen. /bbc/