Misioni i OSBE-së në Kosovë do të jetë sot nikoqir i një ceremonie në të cilën përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Policisë dhe Odës së Avokatëve do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën themelohet një mekanizëm koordinues për ndihmën juridike falas në rastet penale.
Me t’u themeluar ky mekanizëm do t’i trajtojë mangësitë në praktikën e tanishme të ofrimit të ndihmës juridike, të identifikuara gjatë monitorimit të OSBE-së.
Shefi i Misionit të OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger; Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi; Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj; Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni; dhe Osman Havolli, Kryetar i Odës së Avokatëve, do të mbajnë një fjalë rasti.