Telegrafi

Ndihmë e shpejtë, apo “twerk”? (Video)

Një video e pazakontë e filmuar në Kinë, shfaq momentin kur tri infermiere demonstrojnë procesin e dhënies së frymës artificiale ,që në rastet kritike ia shpëton jetën personit të aksidentuar apo të sëmurë.

Megjithatë, ajo çfarë ua ka tërhequr më shumë vëmendjen të pranishmëve që po mësonin se si duhet dhënë ndihma e parë, ishin të pasmet e njërës nga infermieret që i lëvizte në mënyrë të çuditshme, transmeton Telegrafi.

Shumë persona kanë vënë në dyshim profesionalizmin e saj, duke i krahasuar lëvizjet e saj me një “twerk” që zakonisht e praktikojnë këngëtaret kur janë në skenë.

Si rezultat i veprimit të saj, komentuesit kanë filluar të shfaqin kreativitetin e tyre me komente të ndryshme.

“Ajo mund t’ia shpëtojë dikujt jetën, por edhe të shkaktoj sulm në zemër”, ka shkruar Simon Tang. /Telegrafi/