Qeveria sot në mbledhje shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën mbrojtjes sociale për muajin korrik.
Qeveria obligoi MPPS-në që t’i dorëzojë të dhënat për përdoruesit e mbrojtjes sociale te bankat deri më 3 gusht, ndërsa më 4 gusht bankat duhet të sigurojnë që të bëhet pagesa për muajin korrik përmes bankomateve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për shfrytëzuesit që nuk përdorin kartela, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, pagesa do të bëhet sipas radhitjes alfabetike.
Më 4 gusht do të bëhet pagesa për ata që u nis mbiemri me shkronjën A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X. Më 5 gusht bëhet pagesa për ata që u nis mbiemri me I, K, J, L, M, N, O, Nj dhe më 6 gusht për P, R, S, T, Q, F, H, C, Ç, Xh, dhe Sh.