Telegrafi

Ndihma sociale, formulë e re aplikimi

“Nëse do të ndëshkohen apo jo familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, këtë për momentin nuk mund ta them, por do të bëhet më e mira e mundshme që mbi bazën e kësaj formule ndihma ekonomike të shkojë tek ato familje të cilat kanë vërtet nevojë. Është detyrë e administratorit që të bëjë verifikimin e kushteve sociale ekonomike, ndryshimeve të këtyre kushteve dy herë në vit për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike dhe një herë në vit për familejt që futen në skemën ekonomike. Këto ndryshime administratori I paraqet në formularin e tij”, tha Leonard Strazimiri, drejtor i pagesave në kesh në SHSSH.

Formula e re, e cila pritet që të shmangë abuzimet  dhe të rrisë numrin e familjeve, pas miratimit do të administrohet nga njësitë vendore, por përpara se ajo të zbatohet për më shumë se 95 mijë familjet e skemës, ajo do të miratohet me vendim qeverie, raportoi AS./Telegrafi/