Telegrafi

Ndihma e shtetit, Obama kushte bankave

“Nëse një bankë ose një institucion financiar do të marrin ndihma nga shteti, atëherë duhet të plotësojnë disa kushte”, ka pohuar Obama në një intervistë për “NBC News”.

Presidenti amerikan është treguar kritik ndaj vendimeve të bankave që marrin shpërblime pavarësisht ndihmës që po u jep qeveria. Sipas tij, disa banka nuk do t’ia dalin mbanë për të dalë nga kriza.

“Bankat, për shkak të keqmenaxhimit dhe për shkak të marrjes përsipër të rreziqeve të mëdha, tani ndodhen në një pozicion shumë të cenueshëm. Mendoj se neve do të na duhet të bëjme me shumë për të mbështetur sistemin financiar”, ka shtuar Obama.