Me 13 ekipe mjekësore, ndihma e shpejtë e Shkupit për “Natën e Çmendur” do të jetë 24 orë në dispozicion për qytetarët. Nga shërbimet e ndihmës së shpejt thonë se janë organizuar dhe do të sigurojnë shërbime për të gjithë ata që kanë nevojë për shërbime mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi ekipe kujdestare dhe ku do të na kërkojnë do të përgjigjemi. Gjithashtu do të funksionojë edhe vizita shtëpiake”, njoftoi Anita Dimovskam udhëheqse e ndihmës së shpejtë në Shkup.
Për shkak të temperaurave të ulëta gjatë natës së ndrrimit të moteve, nga ndihma e shpjetë bëjnë apel që të sëmurit kronik, rregullisht të vazhdojnë me terapitë dhe, të veshin veshje të ngrohta dhe të pijnë pije të ngrohta./Telegrafi/