Telegrafi

Ndihma e shpejtë në Maqedoni do të jetë 24 orë në dispozicion të qytetarëve gjatë festave të fundvitit

Shërbimet e ndihmës së nhpjetë gjatë kohës së festave të fundvitit do të jenë në shërbim të qytetarëve për përkujdesje të shëndetit të tyre 24 orë në javë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në natën e Vitit të Ri ndihma e shpejtë do të jetë në dispozicion me 13 ekipe mjekësore të vendosur në 9 pika nëpër qytete të ndryshme të Maqedonisë (Karposh, Jane Sandanski, Çair, Draçevë, Gjorçe Petrov, Petrovec, Gllumovo dhe Çuçer Sandevë). Në këtë mënyrë do të mundohemi që të jemi në dispozicion të qytetarëve dhe të kujdesemi për shëndetin e tyre”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup.

Ata gjithashtu thonë se gjatë çdo dite pune do të funksionojë edhe njësia për vizita shtëpiake./Telegrafi/