Në Gjykatën penale të Shkupit sot ka vazhduar seanca kryesore e procesit gjyqësor për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë, të 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni,
Edhe pas ndihmës së shpejtë mjekësore e cila është thirrur pasi që gjashtë të akuzuar janë ankuar për probleme shëndetësore dhe lëndime të cilat sipas tyre u janë shkaktuar gjatë bartjes nga burgjet ku janë të paraburgosur.
Për këtë arsye, avokatët e tyre kanë kërkuar shtyrje të seancës së sotme, por janë refuzuar nga këshilli gjykues, pasi që ekipet mjekësore kanë konstatuar se gjashtë të akuzuarit nuk kanë asnjë lëndime të dukshme ose tjera dhe se janë të aftë ta ndjekin gjykimin.
Prej atje shtojnë se pa dashur të ndërhyjnë në arsyet për kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e seancës kryesore dëgjimore, qëndrimi i gjykatës është se “çfarë do qoftë shtyrje e procedurës nuk është në doni të asnjërës nga palët në rastin“./Telegrafi/