Me rastin e rruajtjes secili prej nesh ndonjëherë pritet, ndërkaq gjakrrjedhja mund të jetë goxha e pandalshme dhe ju pengon në aktivitetet e tjera
Këtë problem shumë lehtë mund ta zgjidhni me balsam buzësh, transmeton Telegrafi.
Tingëllon si budallallëk, por ka efekt.
Në të vërtetë tekstura e yndyrës së rrushit apo balsamit për buzë ndihmon shërimin e shpejtë të plagës, andaj mjafton vetëm ta mbuloni me një shtresë të këtij preparati dhe të prisni efektin e tij.
Dhe kur e kemi fjalën e brisku i rrojës, mësojeni këtë truk.
Mund ta pastroni me ajrin që e nxjerr tharësja e flokëve, me çka shumë shpejt do t’i eliminoni qimet e mbetura dhe do të pengoni oksidimin dhe topitjen e briskut. /Telegrafi/