Telegrafi

“Ndihem mirë që jam këtu”, Calhanoglu përshëndet tifozët pas stërvitjes së parë me Interin

Hakan Calhanoglu postoi një fotografi në profilin e tij privat në rrjetet sociale nga trajnimi i tij i parë me Interin, teksa shkroi se ndihet mirë.

Reprezentuesi i Turqisë u transferua falas te Interi nga rivalët e tyre të Milanit, këtë verë, pasi ai nuk arriti marrëveshje mbi rinovimin e kontratës me Rossonerët.

Vendimi tronditës për t’u bashkuar me Interin erdhi pas lidhjeve me klube jashtë vendit, pasi Nerazzurrët i ofruan Calhanoglun një milion euro më shumë në sezon sesa Milani.

Lexo po ashtu Zyrtare: Calhanoglu i bashkohet Interit

Marrëveshja e Calhanoglut zgjat deri në qershor të vitit 2024 dhe besohet se vlen 5 milionë euro në sezon plus bonuse.

27-vjeçari, i cili ishte bashkuar me Milanin nga Bayer Leverkusen në korrik të 2017, mori pjesë në trajnimin e tij të parë Inter nën trajnerin e ri Simone Inzaghi dhe postoi një foto në Instagram duke u thënë tifozëve të Interit se ndihet mirë.

“Ndihem mirë që jam këtu”, ka shkruar Calhanoglu në profilin e tij në Instagram.

Calhanoglu u largua nga Milani pasi 172 paraqitjeve me klubin, duke kontribuar me 32 gola dhe 48 asistime, duke luajtur një pjesë të rëndësishme në sezonin e suksesshëm nën Stefano Piolin, pasi Rossonerët përfunduan të dytët në Serie A. /Telegrafi/