Site icon Telegrafi

“Ndihem bosh” – Simon Cowell me mesazh emocional për Payne

Simon Cowell ka ndarë një homazh për Liam Payne, pas vdekjes së këngëtarit në Buenos Aires.

Manjati i muzikës nënshkroi “One Direction” me labelin e tij pas qëndrimit të tyre në shfaqjen televizive “X Factor”.

“Asnjëherë nuk e dini se si ndiheni për dikë derisa të ndodhë një moment i tillë”, ka postuar Cowell në Instagram, shkruan DailyMail.

Liam Payne dhe Simon Cowell në Brit Awards në 2017
Rex/Shutterstock

“Liam, jam i dërrmuar. Zemërthyer. Dhe ndihem bosh. Dhe dua që të dish sa dashuri dhe respekt kam për ty. Çdo lot që kam derdhur është një kujtim për ty.”

Cowell zbulon se ai dhe Payne u takuan vitin e kaluar vetëm për t’u ulur dhe për të folur dhe për të kujtuar të gjitha kohët argëtuese që kishim së bashku.

Foto: Simon Cowell/Instagram

“Pasi u largove, m’u kujtua se ishe ende djali i ëmbël dhe i sjellshëm që kisha takuar gjithë ato vite më parë”, shton ai.

Duke folur për “One Direction”, ai thotë: “Unë gjithmonë ju kam menduar të pesë në grup si vëllezër. Dhe për mesazhet e tyre sot, besoj se keni qenë”. /Telegrafi/

Exit mobile version