Telegrafi

N’Dicka ndodhet në Romë për testet mjekësore para nënshkrimit të kontratës

(Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Eintracht Frankfurtut, Evan N’Dicka, ka arritur në Romë, ku do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Mediat italiane raportojnë se pas kompletimit të tyre, futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin italian.

23-vjeçari tash e një kohë ka arritur marrëveshje që të transferohet në kryeqytetin italian dhe kjo është duke u zyrtarizuar.

Lexo po ashtu Evan N'Dicka është lojtari më i ri i Romës - zyrtarizimi çështje orësh

Milani ishte ndër klubet e interesuara për të, mirëpo Giallorossët kanë qenë gjithmonë përpara në këtë garë.

Pasditen e të martës, N’Dicka ka arritur në aeroportin Fiumicino dhe është transferimi i dytë i Romës këtë verë pas Houssem Aouar, i cili nënshkroi si lojtar i lirë nga Lyoni. /Telegrafi/