Telegrafi

Ndezja e zjarrit në fushë i shkakton dëme materiale një ndërmarrje në Partesh

Një person, pronar i një ndërmarrje private në Partesh, ka njoftuar se si pasojë e zjarrit të ndezur në fushë nga persona të panjohur është përfshirë nga zjarri trualli i ndërmarrjes së tije me ç’rast nga zjarri janë djegur disa dritare të plastikës dhe të drurit, disa metra gypa të plastikës për ujë dhe disa kabllo të rrymës në vlerë të konsiderueshme.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/