Telegrafi

Ndezja e alarmit, BQK thotë se ndodhi shkaku i një problemi teknik

Një problem teknik ka bërë që sot në Bankën Qendrore të Kosovës, të ndizet alarmi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënës i BQK-së, Kushtrim Ahmeti i cili njëherit ka sqaruar se për këtë arsye policia ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë.

“Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problemi të vogël teknik. Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ahmeti.

Ai ka shtuar se me këtë rast duam të ju informojmë se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së. /Telegrafi/