Telegrafi

Ndezin sulmuesit e Atletico Madridit

Në ndeshjet e para nuk kishte gola për skuadrën e Diego Simeones, por tani sulmi ka ndezur dhe në tetë ditë kanë shënuar hiq më pak se 10 gola.

Sezoni i ri për skuadrën e Simeones kishte nisur me dy brazime me skuadrat që ishin promovuar këtë vit në La Liga si Alaves dhe Leganes, ndërsa kishin shënuar vetëm një gol.

Edhe përkundër që mediat dhe fansat kishin ndezur dritën e kuqe të alarmit, trajneri argjentinas dhe skuadra e tij të bindur në kualitet e tyre vazhduan punën.

Lexo po ashtu Lojtarët që kanë shënuar të paktën në dy derbi lokalë të ndryshëm (Foto)

Vije fitorja e parë me katër gola në portën e Celta Vigos, pastaj fitoja si mysafirë në Ligën e Kampionëve, për ta mbyllur me fitoren spektakolare 5-0 kundër Sporting Gijon.

Sulmuesit Antoine Griezmann, Kevin Gameiro dhe Fernando Torres, deri tani kanë shënuar tetë gola.

Ish sulmuesi i Real Sociedad udhëheq me katër gola, ndërsa Gameiro dhe Torres kanë shënuar nga dy gola. /Telegrafi/