Telegrafi

Ndezi petardë në kanalizim, eksplodimi e hodhi katër metra lart (Video)

Fëmija që ndezi një petardë në kanalizimin e një zone në Kinë, është hedhur katër metra lart si pasojë e eksplodimit.

Nuk dihen lëndimet që ka pësuar, ndërsa të pranishmit tjerë, përfshirë edhe një fëmijë që ishte shumë afër, shpëtuan pa lëndime, transmeton Telegrafi.

Kjo video është realizuar kohë më parë, por është shpërndarë tani që ka nisur festimi i Vitit të Ri Kinez, për të ngritur vetëdijen mbi përdorimin e mjeteve piroteknike. /Telegrafi/